Në qytetin e Prishtinës me datën 07 tetor 2022 rreth orës 07:30 është raportuar një rast i dhunës në familje.
Pas sulmit fizik, viktima ka pranuar trajtim mjekësor, kurse i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Viktima femër kosovare ka njoftuar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është arrestuar dhe pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet nga policia, përcjell Fol Drejt.