Një rast i dhunës në familje është raportuar në Drenas.
Atje i dyshuari mashkull është arrestuar pasi ka sulmuar viktimën femër e cila ka pranuar trajtim mjekësor.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Viktimës i është ofruar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, njofton policia, transmeton Fol Drejt.