Një rast i dhunës në familje dyshohet të ketë ndodhur edhe në Gjakovë.
Viktima femër kosovare ka thënë se burri i saj vazhdimisht e ka torturuar me dhunë psiqike e fizike.
“Viktima femër kosovare me datën 30.11.2022 ka raportuar se në vazhdimësi është keqtrajtuar fizikisht dhe psiqikisht nga bashkëshorti i saj, i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë, transmeton Fol Drejt.