Dy raste të dhunës në familje janë raportuar në Klinë dhe Istog.
Në Klinë dyshohet se dy meshkuj kosovarë janë përleshur mes vete, kurse në Istog dyshohet se mashkulli kosovar ka ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës femër.
Raporti i plotë për këto dy raste:
Klinë 25.04.2023 – 08:45. Është raportuar se dy të dyshuar meshkuj kosovarë pas një mosmarrëveshje janë përleshur në mes vete. Të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit, njëri nga të dyshuarit është liruar në procedurë të rregullt, kurse tjetri është dërguar në mbajtje.
Istog 24.04.2023 – 17:13. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që kishte ushtruar dhunë ndaj viktimës femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. /FolDrejt/