Drejtoria rajonale e Pejës raporton se në këtë rajon për 24 orë kanë ndodhur tri raste të dhunës në familje.
Rastet kanë ndodhur në tri qytetet e ndryshme: Pejë, Istog e Deçan.
Këto janë rastet e plota të raportuara nga policia:
- Istog 03.02.2023-00:28. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje, ka sulmuar fizikisht tre viktimat, bashkëshorten dhe dy fëmijët. Si pasojë viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor, i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
- Deçan 03.02.2023-17:50 Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti në vazhdimësi kishte përdorur dhunë ndaj bashkëshortes së tij. Viktimës i është ofruar tretmani mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
- Pejë 03.02.2023-22:00 Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti në gjendje të dehur, kishte kanosur dhe sulmuar fizikisht anëtarët e familjes së tij. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /FolDrejt/