Në Prishtinë dhe Rahovec janë raportuar raste të dhunës në familje, kurse në Prizren është raportuar i cilësuar si “Kanosje & dhunë në familje”.
Këto janë rastet e plota të raportuara nga Policia e Kosovës:
Prishtinë 06.06.2023 – 01:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se i njëjti pas një mosmarrëveshje, ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit, në konsultim me prokurorin është liruar në procedurë të rregullt.
Prizren 06.06.2023 – 16:30. Ankuesja femër kosovar ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar i bënë presion dhe e kanos atë dhe familjarët e saj. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti shkon në procedurë të rregullt.
Rahovec 05.06.2023 – 08:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka kryer veprën e cekur ndaj viktimës femër kosovare. I dyshuari, pas tretmanit mjekësor, në konsultim me prokurorin është dërguar në mbajtje. /FolDrejt/