Në 24 orët e fundit në Kosovë janë paraqitur raste të ndryshme e ndër to edhe raste të dhunës në familje.
Raste të tilla, pra të dhunës në familje, kanë ndodhur në qytetin e Prishtinës, Suharekës e Gjakovës.
Këto janë rastet e plota të raportuara nga Policia e Kosovës:
- Prishtinë 03.06.2023-22:16. Viktima femër kosovare së bashku me viktimën mashkull kosovar kanë njoftuar se i dyshuari mashkull kosovar ndaj tyre ka ushtruar dhunë psiqike duke i ofenduar dhe kanosur. Rasti nën hetime
- Suharekë 04.06.2023-23:30. Viktima femër kosovare ka njoftuar së është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar dhe e dyshuara femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.
- Gjakovë 04.06.2023-20:30.Viktima femër kosovare ka njoftuar se është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar, i cili po ashtu ishte sulmuar nga e dyshuara femër kosovare. Dy të dyshuarit janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje, ndërsa e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt. /FolDrejt/