Një rast i dhunës në familje është raportuar në Prishtinë. Viktima femër është dërguar për trajtim mjekësor, kurse sulmuesi është arrestuar.
“Viktima femër kosovare ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima nuk ka dashur trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, njofton policia, transmeton Fol Drejt.