Një rast i cilësuar si “Dhunë në familje” raportohet se ka ndodhur në Suharekë.
Atje dyshohet se kosovari ka ushtruar dhunë psikike e fizike ndaj kosovares. Për këtë, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi ka ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet nga policia, transmeton Fol Drejt.