Në raportin e saj 24 orësh, policia ka informuar për denoncimin e një rasti të dhunimit dhe një tjetër të sulmit seksual, në komunën e Gjakovës dhe Prizrenit.
Policia njofton se në Gjakovë një vajzë ka raportuar se është dhunuar nga një person i dyshuar, transmeton Fol Drejt.
“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se viktima femër kosovare është dhunuar nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka marrë tretman mjekësor pasi kishte lëndime dhe në dorë”, thuhet në raportin policor.
Ndërsa, në Prizren policia bën të ditur se një vajzë është sulmuar seksualisht nga një i dyshuar.
Lidhur me rastin viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe në konsultim me prokurorin rasti vazhdon të hetohet./FolDrejt/