Një rast i cilësuar si “Dhunim” është raportuar në Prishtinë.
Rastin në polici e ka raportuar viktima femër, kurse i dyshuari raportohet se është arratisur.
“Viktima femër kosovare ka raportuar se, i dyshuari mashkull kosovar me të cilin ishte në lidhje dashurie ka kryer veprën e cekur ndaj saj, kundër vullnetit të saj. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke u hetuar rastin. I dyshuari është arratisur nga vendi i ngjarjes, ndërsa lidhur me rastin është informuar edhe prokurori. Rasti duke u hetuar”, thuhet nga policia, transmeton Fol Drejt.