Një rast i dhunimit është raportuar në Viti, me ç’rast e dhunuar ka mbetur një e mitur.
Rasti ka ndodhur rreth datës 11 dhe 12 mars të këtij viti, gjatë orës 21:30-08:00, transmeton Fol Drejt.
Siç njofton raporti 24 orësh i policisë, e dhunuar ka mbetur një e mitur.
Viktimës i është bërë ekzaminimi mjekësor dhe në bazë të raporteve ekzistojnë elemente të kryerjes së veprës së dhunimit.
Ndërkaq, familjarët e të dyshuarit kanë dorëzuar raporte mjekësor në bazë të së cilave, i dyshuari ka diagnozën prapambetje mendore e shkallës së lehtë.
Me vendim të prokurorit i dyshuari, i cili është arrestuar, pas intervistimit është dërguar në mbajtje./FolDrejt/