Një femër në Istog ka deklaruar se është dhunuar para një muaji, sipas raportit 24 orësh të policisë, shkruan Fol Drjet.
“Istog 21.11.2022 – 15:28. Është raportuar se ka ndodhur një rast i dhunimit. Njësitë policore kanë intervistuar viktimën që deklaruar se para një muaji e gjysmë ishte dhunuar nga i dyshuari mashkull kosovar” – thuhet ndër të tjera në raportin 24 orësh të policisë.
Është bërë e ditur se lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe se rasti po vazhdon të hetohet./FolDrejt/