Dy raste të dhunimit janë raportuar se kanë ndodhur në Kosovë.
Rastet kanë ndodhur në Prishtinë, me datën 8 nëntor rreth orës 10:20, ndërkohë dhunimi në Skënderaj raportohet të ketë ndodhur me 4 nëntor, rreth orës 14:30, transmeton Fol Drejt.
Për rastin e dhunimit në Prishtinë, në raportin 24 orësh bëhet e ditur se është arrestuar personi i dyshuar që ka abuzuar me viktimën dhe se i njëjti është dërguar në mbajtje.
Për rastin në Skenderaj ndërkohë thuhet se me datën 7 nëntor viktima është dërguar në ekzaminim mjekësor./FolDrejt/