Një rast i dhunimit është raportuar në Fushë Kosovë.
Rasti u raportua gjatë ditës së djeshme, përcjell Fol Drejt.
“Viktima femër kosovare ka raportuar se në një shtëpi të pa banuar ishte dhunuar nga i dyshuari mashkull kosovar me të cilin ishte njohur disa muaj më parë. Sipas viktimës i dyshuari e kishte kanosë dhe shantazhuar në forma të ndryshme, e njëjta po ashtu ishte detyruar ti japë para disa herë në shuma të ndryshme. Pas punës intensive operative dhe hetimore personi i dyshuar është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë në raportin 24 orësh./FolDrejt/