Një rast i dhunimit është raportuar të ketë ndodhur në komunën e Vushtrrisë, shkruan Fol Drejt.
Sipas raportit 24 orësh, thuhet se rasti ka ndodhur mbrëmë, rreth orës 21:00, me ç’rast viktima femër kosovare ka raportuar se është dhunuar seksualisht nga një i dyshuar i panjohur për viktimën.
Më tej raportohet se me vendim të prokurorit, viktima dërgohet për ekzaminime mjekësore./FolDrejt/