Një rast i dhunimit është shënuar në qytetin e Pejës, ku si pasojë është dhunuar një shtetase e Shqipërisë.
Rasti ka ndodhur mbrëmë, rreth orës 20:00, transmeton Fol Drejt.
Sipas raportit 24 orësh, thuhet se viktima femër, shtetase e Shqipërisë e shoqëruar nga nëna e saj ka raportuar rastin se në një shtëpi të pabanuar ishte dhunuar seksualisht nga i dyshuari mashkull, shtetas i Shqipërisë.
Njësitë relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes.
Viktima është dërguar te mjeku për ekzaminim, ndërsa i dyshuari është në kërkim policor.
Është njoftuar prokurori, rasti vazhdon të hetohet./FolDrejt/