Një vajzë e moshës së mitur është dhunuar seksualisht në kryeqytet.
Rasti u raportua gjatë ditës së djeshme, rreth orës 02:30, përcjell Fol Drejt.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se në një hotel ka dhunuar viktimën femër kosovare e mitur. Me vendim të prokurorit, viktima është dërguar në ekzaminim gjinekologjik ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje”, njofton policia në raportin 24 orësh./FolDrejt/