Nga Drejtoria Rajonale e Gjakovës është raportuar se është arrestuar një person, i dyshuar për dhunimin e një gruaje në Slloveni, shkruan Fol Drejt.
“Slloveni 02.05.2022 – 07:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që sipas kallëzimit penal të pranuar nga autoritetet Sllovene, ai ka dhunuar dhe ka shkaktuar dhunë ndaj viktimës femër kosovare” – thuhet në raportin 24 orësh.
Po ashtu bëhet e ditur se me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje./FolDrejt/