Gjykata Themelore në Ferizaj ja ka caktuar masën e paraburgimit prej 1 muaj Z.Z. i cili dyshohet se e ka dhunuar një të mitur në vazhdimësi për 2 vjet e gjysmë.
“Pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit për Krime të Rënda, ka vlerësuar se ekziston dyshimi i bazuar mirë, se i pandehuri në muajin mars 2019, e në vazhdimësi deri në muajin korrik 2022, në kohë të pacaktuar në Ferizaj, ka keqpërdorur seksualisht të dëmtuarën – e mitur, duke e ditur se e dëmtuara është nën moshën gjashtëmbëdhjetë (16) vjeçare, me përdorim të forcës dhe pa pëlqimin e saj ka kryer akt seksual”, thuhet në njoftimin e kësaj gjykate.
Klan Kosova ka raportuar gjatë ditës së djeshme se personi i dyshuar është arrestuar nga policia dhe ndaj të njëjtit Prokuroria Themelore e Ferizaj ka kërkuar masën e paraburgimit për 30 ditë./KlanKosova/