Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur një muaj paraburgim ndaj E.R dhe të miturit, G.R. pasi dyshohen për dhunimin e një të miture të shtunën në Prishtinë.
Në njoftimin e lëshuar thuhet se me rastin e caktimit të paraburgimit, gjykata ka marrë parasysh peshën e rëndë të veprës penale, mënyra dhe rrethanat në të cilat është kryer vepra penale ku dyshohet se është kryer ndaj viktimës.
“Me lënien në liri të të pandehurit dhe të miturit, ekziston rreziku i ikjes, me qëllim të shmangies nga përgjegjësia penale, ekziston rreziku që të njëjtit do ti asgjësojnë, fshehin, ndryshojnë apo edhe të falsifikojnë provat e veprës penale, ndikimit në të dëmtuaren dhe në dëshmitarë andaj masa e paraburgimit tani për tani është e vetmja masë preventive që do të parandaloj të njëjtit në përsëritjen e veprës penale të njëjtë apo të ngjashme”, thuhet në njoftim.
Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se të dyshuar janë pesë persona për rastin në fjalë.