Anësori i Argjentinës, Angel di Maria ndau mendimet e tij për largimin nga PSG.
“I thashë klubit në janar se doja të qëndroja, por ata më thanë të prisja dhe të shikoja. Ndoshta humbja ndaj Real Madridit dhe gjithë kaosi që pasoi më pas luajti kundër meje.
Gjëja më e vështirë për të fituar dashurinë e tifozëve të PSG-së jashtë stadiumit. Më kujtohet sesi tifozët kënduan emrin tim kur u largova nga baza, shumë grafite me imazhin tim në rrugët e Parisit, këto janë gjëra që do të mbahen mend”, citon Sport Bild argjentinasi.
Kujtojmë se këtë verë, Di Marias i skadoi kontrata me PSG dhe palët njoftuan se nuk do ta rinovonin marrëveshjen. Bëhet e ditur se Juventusi është i interesuar për lojtarin dhe me shumë gjasa ai do të bëhet lojtar i klubit italian./FolDrejt/