Gazetari i njohur italian i transferimeve, Gianluca Di Marzio, shkruan se shkëmbimi i Marcelo Brozović dhe Franck Kessi mes Interit dhe Barcelonës tashmë është arritur pothuajse plotësisht dhe varet vetëm nëse Kessie dëshiron të largohet nga Katalonja.
Kujtojmë se përfaqësuesi 26-vjeçare e Bregut të Fildishtë erdhi në Barcelonë këtë verë si lojtar i lirë, pasi fitoi titullin me Milanin. Megjithatë, ai, siç duket, nuk i pëlqeu Xavit dhe luajti mezi dy ndeshje të plota në La Liga.
Nëse klubi e bind atë të kthehet në Milano, mesfushori kroat që është katër vjet më i madh se Kessie do të mbërrijë tek Barça, transmeton Fol Drejt.