Yasar Guler po qëndron për një vizitë zyrtare në Kosovë. Nga Prishtina ai ka theksuar nevojën e përmirësimit të raporteve me Serbinë, ndërsa ka thënë se dialogu është njëra nga mënyrat, shkruan Fol Drejt.
Në konferencën e përbashkët me Ministrin Ejup Maqedonci ai ka thënë se Turqia mbetet partnere me Kosovën dhe vendet e tjera në Ballkan.
“Ne themi se dialogu është rruga e vetme e paqes dhe stabilitetit afatgjatë në këtë rajon dhe ritheksuam faktin se detyrën e komandantit të KFOR-it, e kemi marrë përsipër dhe do ta realizojmë me neutralitet dhe transparencë të plotë” – u shpreh Guler.
Sipas Guler, Turqia përkrah tërësinë territoriale dhe sovranitetin e Republikës së Kosovës.
Në anën tjetër Maqedonci ka kërkuar përkrahjen e Turqisë për Kosovën në rrugën e integrimit në NATO./FolDrejt/