Opozita po kërkon me ngulm debat parlamentar për çështjen e dialogut Kosovë – Serbi, shkruan Fol Drejt.
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka kritikuar marrëveshjen e cila u arrit së fundmi në Bruksel duke thënë se nga qëllimi shtetëror për marrëveshje finale me njohje në qendër, në marrëveshje të përkohshme me Asociacion në qendër.
“Një politikan i përgjegjshëm pa e ftuar hiq do t’i ishte drejtuar qytetarëve për marrëveshjen…por kryeministri i Kosovës nuk është këtu as sot…” – tha ndër të tjera Krasniqi.
Sipas tij, një marrëveshje e tillë nuk mund të hyjë në fuqi pa ratifikim në Kuvend.
“Ajo që ka ndodh nga qëllimi shtetëror për marrëveshje finale me njohje në qendër ky proces ka degraduar në marrëveshje të përkohshme me asociacionin në qendër” – tha më tutje ai.
Debati po vijon me opozitën e cila po insiston që të diskutohet për dialogun./FolDrejt/