Shefi i diplomacisë së BE, Josep Borrell ka folur mbi rëndësinë që ka nisja e dialogut serioz mes Prishtinës dhe Beogradit për normalizimin e marrëdhënieve mes dy shteteve.
I pranishëm në samitin që mbahet në Tiranë mes liderëve të BE dhe atyre të Ballkanit Perëndimor, Borrell u shpreh se teksti i fundit i propozimit mbështetur nga Franca e Gjermania u është dëerguar mbrëmjen e djeshme Beogradit e Kosovës.
“Tashmë janë ata që duhet të nisin diskutimet serioze se është një moment ku ka një mundësi të madhe. Ndjesë nuk e ndaj dot përmbajtjen e dokumentit për dialogu Prishtinë Beograd”.
“Kjo ditë e rëndësishme për BP, është samiti i parë me BE qe ndodh në BP. Jemi tejet të përkushtuar ndaj rajonit për ta mbështetur për tu përballur me pasojat e luftës.
Cmimet e energjisë janë rritur shumë e do i japim mbëshetje të rëndsishme financiare familjeve. Shqiperia është goditur ndga sulmet kibernetike, ekspertët tanë janë këtu për ta ndihmuar Shqiperine për tu përballur me kërcënimet hibride që vijnë.
Lidhur me dialgun Prishtine Beograd ky ëshë moment i rëndësishëm. Marrëveshja për targat ka përfunduar tashmë duhet të angazhohen mirëfilli në dialog me propozimin që është hedhur në tryezë me mbështetjen e fortë të Gjermanisë e Francës.
Teksti i fundit u është dërguar dje Beogradit e Kosovës e tashmë janë ata që duhet të nisin disktuimet serioze se është një moment ku ka një mundësi të madhe.
Jam shumë aktiv për këtë. Me rëndësi të nisn të punojnë jo të caktojmë një datë artificiale por të punohet me shpetjësi është koha për të punuar“, tha Shefi i diplomacisë së BE, shkruan Panorama.al, transmeton Fol Drejt.