Baronesha, Catherine Ashton dhe ish-ambasadori amerikan në Maqedoni të Veriut, Philip Reeker, do të jenë sot pjesë e një konference me titull “Dialogu me Serbinë: Mësime nga e kaluara për të ardhmen e procesit” nga ora 09:30.
Konferenca do të organizohet nga grupi për Ballkan, përcjell Fol Drejt.
Po ashtu, bëhet e ditur se diskutimi do të shoqërohet me promovimin e librit të ish-ndërmjetëses së BE-së në dialogun Kosovë – Serbi, Ashton, me titull “Dhe pastaj çfarë? Brenda tregimeve të diplomacisë së shekullit 21”./FolDrejt/