Zv/ministrja e Ministrisë së Shëndetësisë, Dafina Gexha – Bunjaku mbajti takimin në kuadër të grupit punues të përbërë nga MSH dhe FSSHK ku u diskutuan modalitetet lidhur me dialogun social, nevojat dhe kërkesat e stafit shëndetësor.
Gjatë këtij takimi u diskutua për çështje të cilat do të përmirësojnë pozitën e punonjësve shëndetësorë, brenda mundësive buxhetore, përcjell Fol Drejt.
“Zv/ministrja Gexha-Bunjaku theksoi se dialogu social do të mundësojë që të adresohen kërkesat, të cilat më pas shqyrtohen dhe do të diskutohen në takimin e ardhshëm të grupit punues i cili planifikohet të mbahet gjatë muajit Maj.
Aktualisht, punonjësit shëndetësorë me ligjin e ri për paga, kanë të ardhurat më të larta në rajon. Dialogu social do të shërbejë që të përmirësohen edhe më tutje kushtet e punonjësve shëndetësorë”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë së Kosovës në profilin e tyre zyrtar në Facebook./FolDrejt/