Më shumë se 1.000 kërkues të hënën u dyndën në fshatin KwaHlathi në provincën KwaZulu-Natal të Afrikës së Jugut në kërkim të asaj që ata besonin të ishin diamante pas një zbulimi të gurëve të paidentifikuar në zonë.
Njerëzit udhëtuan nga e gjithë Afrika e Jugut për t’u bashkuar me fshtarët të cilët kanë gërmuar që nga e shtuna, pasi një burrë gjeti gurin e parë në një fushë të hapur, për të cilën disa besojnë se janë kristale kuarci, raporton Reuters, përcjell FolDrejt.com.
Departamenti i minierave tha të hënën se po dërgonte një ekip të përbërë nga ekspertë gjeologjikë dhe minierash në vend për të mbledhur mostra dhe për të kryer një analizë.
Ekonomia e Afrikës së Jugut ka vuajtur prej kohësh nga nivele jashtëzakonisht të larta të papunësisë, duke bllokuar miliona në varfëri dhe duke kontribuar në pabarazi të mëdha që vazhdojnë gati tre dekada pas përfundimit të aparteidit në 1994. Pandemia e koronavirusit e ka përkeqësuar atë më keq. /FolDrejt.com/