Në kohën kur në Dibrën e madhe vuajnë rreth 45 perona nga virusi Covid19, ky virus nuk është futur akoma në Dibrën e Vogël, bile edhe në gjithë Qarkun e Dibrës që ndodhet në Shqipëri, informon foldrejt.com.
Koronavirusi deri më tani në Shqipëri ka prekur 197 persona ku 33 janë shëruar dhe 10 kanë humbur jetën. Vendi vazhdon që të jetë i izoluar ku nga e hëna do të ashpërsohen edhe më shumë masat. Kurse në Maqedoni kjo listë është me 241 të infektuar, 3 të shëruar dhe 3 të vdekur – që të tre kanë pasur lidhje me Dibrën.
Nga 12 qarqet e Shqipërisë deri më tani, përveç Dibrës edhe një qark nuk është prekur nga virusi Korona dhe ai është Gjirokastrës.
Qarku i Dibrës ka një popullsi prej 134135 banorësh në katër bashki që janë:
Bashkia e Dibër,
Bashkia Bulqizë,
Bashkia Klos,
Bashkia Mat.
Qarku i Gjirokastrës ka një popullsi prej 70 331 banorësh dhe ka 7 bashki.
Bashkia Dropull,
Bashkia Gjirokastër,
Bashkia Këlcyrë,
Bashkia Libohovë,
Bashkia Memaliaj,
Bashkia Përmet,
Bashkia Tepelenë.
Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:
– Tiranë 113 raste
– Durrës 11 raste
– Lushnje 4 raste
– Elbasan 5 raste
– Rrogozhinë 2 raste
– Fier 21 raste
– Kavajë 4 raste
– Korçë 12 raste
– Vlorë 5 raste
– Shkodër 4 raste
– Lezhë 4 rast
– Berat 1 rast
– Has 2 raste
– Krujë 3 rast
-Tropojë 3 raste
– Pukë 3 raste