Në 1 qershor 2019 në Dibër të Shqipërisë mbahet festa e njohur e Qershisë, ku kësaj here, krahas shijimit të prodhimeve të qershisë, do ketë edhe tura me bukuritë mahnitëse që ofron ky rajon i mbushur me male dhe të pasura me florë dhe faunë, informon foldrejt.com.
Ngjashëm, në këtë festë do ofrohen edhe shumë gatime tradicionale dibrane, duke na kujtuar poezinë e Fan Nolit:
Njerëz të zgjuar me lezet
Që i gjen nga çdo anë
Që të bëjne hallve dhe salep
Këta janë mjeshtrit Dibranë
Pjesë e programit kulturor do jetë edhe këngëtari Stine.#visitdiber
Prej kohësh Dibra ka filluar të zbulojë anën e saj më të mirë të turizmit malor. E ndodhur mes nëntë maleve, ajo dita-ditës eksplorohet më shumë dhe pret turistë nga e gjithë bota./Foldrejt.com