Qyteti i Dibrës së Maqedonisë së Veriut do të jetë pjesë e Kampionatit Botëror të Karatesë që do të mbahet në Turqi, ku do të përfaqësohet nga Sara Duka.
Këtë e ka bërë të ditur Fisi Duka, i afërt i Sara Dukës, përmes një postimi në rrjetin social Facebook.
Postimi i plotë:
Dibra do të bëhet pjesë e kampionatit botëror duke iu faleminderuar fitores së sontme të Sara Duka KAMPIONE E KUPES SË MAQEDONISË së veriut.
Sara me këtë fitore (e para në Maqedoninë e Veriut)
FITON TË DREJTËN QË TË MER PJESË NË KAMPIONATIN BOTËROR TË KARATESË QË DO TË MBAHET NË TURQI.
Sara do të jetë sportistja e parë nga Dibra që do jet pjese e një Kampionati Botëror.
Të lumtur janë ai babë dhe ajo nanë si të kanë. Edhe ne jemi pafund të lumtur.
Bravo dhe suksese.
Cimi Duka Flutra Duka
❤️❤️❤️❤️