Sot shfrytëzohet dyherë më shumë ujë sesa përpara 60 vjetëve. Një hartë e “World Resource Institute” (WRI) , tregon sesi uji po bëhet gjithmonë edhe më i mangët dhe se rreth një e treta e banorëve të botës kanë mungesë të theksuar të ujit, shkruan foldrejt.com.
Edhepse akoma nuk mund të paramendohet, disa ekspertë hedhin dyshime se për një kohë të shkurtër edhe uji do kthehet në luks. Në fakt, konkurrenca për resurset e ujit sa vjen e shtohet.
Ngjarje dramatike paraqitet në Kepin e Shpresës së Mirë në Afrikën e Jugut, Lindja e Mesme, Afrika e Veriut, ku vërtet ka edhe mungesë të reshjeve. Veçanërisht negativa shfaqet situata në vende si Katari, Izraeli dhe Liban.
Në Europë situata shfaqet më mirë, ku gjithashtu edhe rezervat e ujit janë mjaft të larta.
Për të tejkaluar këtë situatë dhe që të mos përkeqësohet më shumë mungesa e ujit, ekspertët e institutit WRI japin këshilla që uji të mos keqpërdoret, infrastruktura të rregullohet dhe veçanërisht të mirëmbahen ujësjellësat, si dhe të përpunohet sa më shpejt për përdorim ujërat e zeza.
Dibra rajoni më i pasur me rezerva uji
Si vendi më i pasur me ujë shfaqet Zelanda e Re, Austria dhe Kroacia, kurse Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut vendosen në vendet e 33 dhe 53 për mungesë të ujit respektivisht.
Në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut vendi më i pasur me ujë shfaqet rajoni i Dibrës ose pikërisht transverzalja që lidh Ohrin, Dibrën dhe Prizrenin e Malit Sharr. Por pavarësisht se këto rajon do e dëshironte gjithësecili, Dibra vijon të vuajë nga uji i pijshëm./Foldrejt.com