Dibra tregoi pjekuri qytetare në zgjedhjet komunale dhe presidenciale të cilat mbaruan pak çaste më parë. 42.7 përqind e dibranëve ushtruan të drejtën e votës ose 7922 (kjo deri në ora 18:30), që është e ngjashme me zgjedhjet e parafundit, shkruan foldrejt.com.
Në rast se ASH ka ruajtur votat e dy vjetëve më parë (rreth 3900), atëherë kjo tregon se rezultati do jetë i ngushtë. Rezultatet jo-zyrtare flasin se në një pjesë të madhe të fshatrave ka fituar kandidati i BDI, Hekuran Duka, kurse në qytet Arben Agolli. Gjithçka do merret vesh zyrtarisht pas disa çasteve.
Sa u takon gjedhjeve presidenciale, në rang republikan sipas KSHZ, deri tani Blerim Reka ka fituar 14916 vota (16.9 përqind), Gordana Davkova 22.626 (37 përqind), kurse Stevo Pendarovski ka fituar 24.916 ose 41.5 përqind të votave./Foldrejt.com