Në këto kohë kur Covid19 ka shpallur gjendjen e krizës në shumë shtete botërore, qyteti i parë dhe më i prekur në Maqedoninë Veriore ishte Dibra. Kjo ka sensibilizuar dibranët e Shkupit, por edhe shumë shkupjanë që t’i vijnë në ndihmë qytetit perëndimor të Maqedonisë së Veriut. Ata kanë mbledhur sasi të konsiderueshme parash nga funksionarë të vjetër dibranë, nga administratorë modestë që thjesht kanë mall dhe dashuri për vendlindjen, por edhe nga shkupjanë që e duan Dibrën.
Në vijim keni lajmin e plotë nga Shtabi Operativ Komuna Dibër (SHOK-D).
“Kur dhemb trupi çdo gjymtirë angazhohet për ta ndihmuar atë.
Një krahasim i nevojshëm për të spjeguar solidaritetin e madh që kanë treguar Dibranët, gjithandej, për Dibrën në këto ditë të vështira, njerëz krenarë për prejardhjen e tyre, solidarë për njerëzit e zemrës së tyre, djem të DIBRËS e cila ashtu si shumë fortuna në historinë e saj do ta kalojë edhe këtë, me këtë ndjeshmëri të përzemërt, sot, Grupi Inicues i bashkatdhetarëve që jetojnë në Shkup së bashku me Vëllezërit e tyre Shkupjanë i dhuruan Shtabit Operativ Komunal-Dibër ndihmë shumë të nevojshme për këto momente, duke e konkretizuar sipas nevojës tone.
Me një shumë prej 6870€ nga “Grupi Iniciues” dhe 2000€ nga vëllezërit tanë nga Shkupi, në total prej 8870€, aritën që të blejnë mjetet e nevojshme për të penguar përhapjen e virusit si më poshtë:
🔴 Dezinfektues – Dezintal koncentrat 1.000 litra.
🔴Gjel për duar antibakterial -1.000 copë nga 500 ml.
🔴Motopompa për dezinfektim-12.
🔴Syza mbrojtëse – 600 copë.
🔴 Sapun i lëngshëm -2.000 litra.
🔴Transport i mallit për në Dibër.
🔴Sapun i lëngshëm për duar- 2.000 copë.
🔴Maska mbrojtëse 2 pako.
🔴Gjel për duar -2 pako.
🔴 Nga 4250 den për person, si përkrahje morale për 26 puntorët e angazhuar për pastrimin e qytetit të NPK”Standard” dhe për 4 pjestarët e njësitit të Zjarfikësve. Njerëz që qëndrojnë në frontin e parë, bashkë me shumë të tjerë, të cilët japin aq shumë për këtë qytet!
Nga Dibra për djemtë tanë dhe vëllezërit tane-FALEMINDERIT!,” shkruan SHOK-D./Foldrejt.com