Një pjesë e bizneseve dibrane, shoqatave të ndryshme, por edhe aktivistë të shumtë janë bërë bashkë në qytetin e Dibrës, për të grumbulluar ndihma për vëllezërit e tyre në Durrës.
“Sot, 27.11.2019, te Qendra e qytetit Dibër në ora 11:00, ne rinia dibrane kemi ngritur një pikë grumbullimi. Na duhen rroba, batanije dhe gjithçka tjetër që keni mundësi. Le të bëhemi të gjithë bashkë, që të ndihmojmë vëllezërit dhe motrat tanë në Shqipëri, tē prekur nga tërmeti,” thuhet në njoftimin e dibranëve./Foldrejt.com