Fol Drejt
E diel, 11 Maj, 2025
Kontakt
  • LAJME
    • All
    • BOTA
    • DIASPORË
    • KOSOVË
    • MAQEDONIA VERIORE
    • RAJON
    • SHQIPËRI

    BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

    Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

    Dr. Shefqet Krasniqi mban iftar dhe promovon librin e ri, mbi 520 të ftuar

    NËNA NË LUFTË PËRKRAH BIJËVE TË SAJ

    Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

    (VIDEO) Analistët: Pas idesë së shtetit bektashian mund të qëndrojë ndonjë fuqi botërore

    Hoxhë Justinian Topulli: Mini Vatikani i bektashizmit gjoja po promovon islamin tolerant!

    Sabaudin Jashari: Pragmatizëm, kryeministri Rama – “Shteti Bektashian Vatikanian” apo let me guess…

    Reagim ndaj Adriatik Kelmendit

  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
    • All
    • BUJQËSI
    • ENERGJETIKA
    • FINANCA

    Odat e veterinerëve të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut firmosin marrëveshjen e bashkëpunimit

    Ministri Faton Peci mori pjesë në takimin e ministrave të Evropës Juglindore në Bosnje e Hercegovinë

    Ministrja Rizvanolli në takime me biznese të energjisë në Paris dhe Berlin: Kompanitë të investojnë në Kosovë

    MBPZhR-ja hap thirrjet për aplikim për grante në bujqësi

    Mbahet takimi i gjashtë i Komisionit Ekzekutiv për zhvillimin e sistemit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional

    Ministri Faton Peci do të takohet me zyrtarë të lartë shtetëror të Iowas

    Nesër hapet edicioni i 23 i panairit AGROKOS

    MF hap ankandin e nëntë të letrave me vlerë

    Kosova forcon bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar me Emiratet e Bashkuara Arabe

  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
    • All
    • ARTE TË TJERA
    • FILM
    • HISTORI
    • LETËR
    • SKENË

    “Bashkëpunimi”, poezi nga Burhan Fili

    Mos u rrek mbas fjalëve të atij që Zotin nuk e njeh

    “Babë, Nanë”, poezi nga Burhan Fili

    Çamëria amanet i të gjithëve

    “Gjaja ma e çmuar”, poezi nga Burhan Fili

    “Llastimi i Hoxhës”, poezi nga Burhan Fili

    100 TË HËNA SOCIOLOGJIKE

    Donika Dabishevci vjen me një libër të ri poetik kushtuar fatit të njeriut në luftë

    Veçantitë e Bibliotekës “Ernest Koliqi”

  • SPORT
    • All
    • Sporti Ndërkombëtar
    • Sporti Vendor

    Mallorca luan kundër Valencias, mungon Muriqi – pse?

    Camavinga flet për mundësinë që Mbappe të transferohet në Real: Dëshironi të dini të vërtetën?

    Raporton Romano, 19-vjeçari brazilian pjesë e Manchester City-t nga sezoni i ardhshëm

    Luiza Gega kampione e Ballkanit në 1500 dhe 3000 metra në garat e mbajtura në Stamboll të Turqisë

    FIFA: Nuk po planifikojmë të fusim kartonin blu në nivelin më të lartë të futbollit

    Enilda Zeqiri – talentja që premton në garat e atletikës

    Xavi: Në këtë ligë ndodhin gjëra që nuk janë normale

    Guardiola komenton vendimin e Xavit: Presioni që ndjen në Barcelonë nuk është i dukshëm askund tjetër në botë

    “Ai hëngri gjithë rrogën”, vërshohet me komente Neymar – shkak pesha e tij

  • LËMSH
    • All
    • KËNDI I HUMORIT
    • Kuriozitete
    • SHOWBIZ

    A po rritet çmimi i çokollatës?

    Google jep një informacion me rëndësi në lidhje me Gmail?

    Themeluesi i Facebook kërkon falje, kjo është arsyeja

    India propozon që pilotët dhe stjuardesat të mos përdorin parfume sepse…

    Kush do të jetë mbreti i arinjve të shëndoshë të Alaskës? Fillon votimi online

    Ndryshimet klimatike, sa të shqetësuar duhet të jemi?

    E kërkonin një vath prej ari, hasën në një relikt 1000 vjeçar shumë të vlefshëm

    “Banjska ka qenë e banuar me shqiptarë, të cilët dal ngadalë janë përzënë sistematikisht”

    Lego planifikon të bëjnë tulla nga shishet e ricikluara?

  • LIFESTYLE
    • All
    • Receta
    • Shëndeti

    Rritet numri i vdekjeve nga hepatiti B dhe C

    Si ndikon lëngu i limonit në funksionimin e mëlqisë

    Si ndikojnë ndryshimet klimatike tek alergjikët?

    Sa sheqer duhet t’i hidhni kafes?

    Cili është dallimi mes sheqerit të bardhë dhe atij të kaftë

    Këto janë yndyrnat e shëndetshme që e ulin rrezikun e sëmundjes së diabetit

    Këto janë shenjat që tregojnë se mund të keni probleme me mushkëri

    Këto janë gjashtë përfitimet shëndetësore të uthullës së mollës

    Këto janë mënyrat si mund t’i parandaloni lotët nga copëtimi i qepës

No Result
View All Result
Fol Drejt
No Result
View All Result
Home LAJME

Dick Marty nën mbrojtje të rrebtë, Fedpol: Autoritetet zvicerane janë në kontakt me ato serbe

Kërcënimi me vrasje për Dick Martyn, Fedpol: Autoritetet zvicerane janë në kontakt me ato serbe – mbrojtja e rreptë policore po vazhdon

3 vjet më parë
in LAJME, RAJON
Koha e leximit: 3 minuta lexim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në TwitterShpërndaje në Whatsapp
Porosit Web

Një hetim ekskluziv nga “Mise au Point” (Focus) ka zbuluar se që nga dhjetori 2020, ish-prokurori Dick Marty është vendosur nën mbrojtje shumë të rreptë policore, kjo për shkak të kërcënimeve me vdekje nga ana e shërbimit sekret serb.

Sipas Dick Marty-t, “kërcënimi me sa duket vjen nga qarqe të caktuara të shërbimeve të inteligjencës serbe, të cilët i kërkuan botës së krimit, vrasësve profesionistë, të më likuidojnë thjesht për t’ua vënë fajin kosovarëve”.

E një raportim i tillë ka nxitur reagime të shumta në Kosovë, duke thënë se kjo tendencë e rikonfirmon faktin që Serbia po përpiqet edhe më tej ta njollosë të vërtetën për Kosovën dhe luftën e UÇK-së.

Lexoni edhe..

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

Porosit Web Porosit Web

Zyra Federale e Policisë, Fedpol në një përgjigje me shkrim ka theksuar se në këtë rast autoritete të ndryshme federale dhe kantonale janë të përfshira në këtë rast.

“Mund të konfirmojmë se që nga dhjetori i vitit 2020 është supozuar për një situatë serioze kërcënimi kundër z.Dick Marty. Përveç aspekteve të së drejtës penale, çështja gjithashtu përfshin në veçanti garancinë e sigurisë personale dhe gjithashtu ka komponentë politikë për shkak të kontekstit të supozuar transnacional. Për këtë arsye, autoritete të ndryshme federale dhe kantonale janë të përfshira në këtë rast në fushat e tyre përkatëse të përgjegjësisë. Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Zvicrës, Fedpol dhe autoritetet e tjera partnere kanë marrë masa gjithëpërfshirëse në këtë kontekst”, thuhet në përgjigjen e tyre.

Nga Zyra Federale e Policisë, më tej kanë bërë të ditur se kanë iniciuar një shkëmbim informacioni me autoritetet policore serbe, në nivel policor.

“Autoritetet kompetente zvicerane janë në kontakt me autoritetet serbe. Në veçanti, Fedpol ka iniciuar një shkëmbim informacioni me autoritetet policore serbe në nivel policor. Kjo masë është pjesë e masave të marra dhe shkëmbimi ndërmjet Fedpol-it dhe autoriteteve policore serbe po bëhet në konsultim të ngushtë me Prokurorinë e Përgjithshme të Zvicrës”, thuhet në përgjigje.

Fedpol ka konfirmuar se masat e rrepta të mbrojtjes për Dick Martyn vazhdojnë të mbesin ende në fuqi.

“Për të garantuar sigurinë, Fedpol mori masa të gjera mbrojtëse bazuar në një vlerësim të rregullt të situatës, duke përfshirë sigurinë në mjedisin e afërt të zotit Marty (kjo përfshin të ashtuquajturën mbrojtje të ngushtë gjatë paraqitjeve në hapësira publike ose masa mbrojtëse teknike, për shembull në vendbanimi). Këto masa mbrojtëse janë zbatuar në bashkëpunim me policinë kantonale. Masat e sigurisë dhe të mbrojtjes janë ende duke u mbajtur, për këtë arsye – për të mos cenuar në mënyrë të panevojshme efektivitetin e tyre – nuk bëhen të ditura detaje për këtë”, thuhet në përgjigjen e Zyrës Federale të Policisë, Fedpol.

Lidhur me këtë raportime dje ka folur edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i cili tha se shteti dhe populli i Kosovës kanë ditur gjithmonë se kush është Serbia.

“Shpresoj e uroj që QUNIT-i në Beograd dhe Bashkimi Evropian në përgjithësi ta ngrisin këtë çështje me presidentin atje dhe të gjitha organet shtetërore, sepse kjo është një akuzë e jashtëzakonshme që i kalon çfarëdo përmasash individuale, përfshinë një shtet të tërë”, ka thënë Kurti.

Ai bëri të ditur se përmes Ministrisë së Punëve të Brendshme do të bashkëpunojnë me shtetin zviceran për të marrë më shumë informacione për këtë rast.

Në anën tjetër, Nevenka Tromp, hulumtuese për 12 vjet e Tribunalit Ndërkombëtar të Hagës për krimet e luftës në ish-Jugosllavi dhe ligjëruese në Universitetin e Amsterdamit, ka thënë se patjetër duhet që ish -senatori Dick Marty të jetë dëshmitar në Gjykatën Speciale.

Ligjëruesja Tromp shprehet se Marty duhet të dëshmojë jo vetëm para mbrojtjes dhe prokurorisë, por edhe vetë gjyqtarëve sepse mbi bazën e raportit të tij, u krijua Gjykata Speciale.

Me 166 vota pro dhe vetëm 8 kundër, me 9 të përmbajtur, Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës kishte miratuar  rezolutën në vitin 2011, me të cilën kërkon hetime për trafikimin e organeve në Kosovë dhe në veri të Shqipërisë, bazuar në raportin e Dick Martyt.

Ish-presidenti Hashim Thaçi dhe ish-kryeparlamentari Kadri Veseli që aktualisht ndodhen në paraburgim në Hagë, në bazë të këtij raporti akuzohen për krime lufte ose ndërmarrje të organizuar kriminale dhe trafikim të organeve. /Telegrafi/

Tags: Dick MartykercenohetSerbiaSiguriZvicra
ShareTweetSend
Lajmi Paraprak

Një burrë bie nga kati i dytë i banesës, pëson lëndime të rënda

Lajmi tjetër

U mbrojtëm se nuk kishim zgjedhje tjetër – thotë Guardiola pas fitores

Të ngjajshme

BOTA

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

29 Mars, 2025
KOSOVË

Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

29 Mars, 2025
LAJME

Dr. Shefqet Krasniqi mban iftar dhe promovon librin e ri, mbi 520 të ftuar

9 Mars, 2025
Shfaq më shumë
Fol Drejt

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM

Navigo

  • KRYESORE
  • BOTA
  • OP/ED
  • INTERVISTA
  • HISTORI
  • KULTURË
  • SPORT

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • LAJME
  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • LËMSH
  • LIFESTYLE

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM