Një analizë interesante është publikuar ditën e sotme (e martë) nga media konservatore gjermane “Die Welt”. Sipas saj, Gjermania ka nevojë urgjente për punëtorë, kurse Serbia për njerëz që po zvogëlohët nga ditë në ditë në formë rapide.
Përveç kësaj, “50 mijë deri 70 mijë serbë në vit emigrojnë nga Serbia drejt Gjermanisë për të punuar si mjekë, motra medicinale, floktarë, shoferë autobusi dhe punë të tjera. Emigrimi i serbëve me dyer të hapura është edhe në Hollandë, Austri dhe vendet skandinave,” përcjell foldrejt.com, shkrimin e medias gjermane.
“Agjensitë gjermane shkojnë me autobusë në Beograd. Marrin serbët dhe më pas i shpërndajnë ku ka nevojë në landet gjermane,” shkruan më tej në analizën e konservatores gjermane.
Përveç emigrimit, numri mesatar i lindjeve për një grua serbe është 1.4, mjaft larg nga 2.1 që është shifra minimale për çdo shtet, veçanërisht për ato shtete që nuk presin emigrantë./Foldrejt.com