Media konservatore gjermane Die Welt ka shkruar një artikull domethënës për Maqedoninë Veriore. Sipas saj vendi që shpreson prej dhjetë vitesh për fillimin e negociatave me BE, me rrezikun e rrëzimit të qeverisë solli ndryshimet kushtetuese. Por tani përsëri janë shtyre negociatat dhe për këtë presidenti është i shqetësuar, shkruan fillimisht Die Welt, përcjell foldrejt.com
“Presidenti gjerman Steinmeier dhe ministri i jashtëm gjerman Heikos Maas më kanë premtuar se shtyrja e negociatave me Maqedoninë Veriore ka vetëm arsye teknike, jo motive politike,” tha Pendarovski për median gjermane, duke shpresuar se Bundestagu gjerman të votojë nga 27 deri 29 shtator hapjen e negociatave.
Die Welt: Shqipëria shmangu fillimin e negociatave
Pas “arsyeve teknike” në fakt ka motive tjera: raporti i përparimit të Shqipërisë sëbashku me Maqedoninë Veriore, ka sjell shqetësime. Shqipëria ndodhet në një situatë kaotike dhe në këto momente është e papjekur për të filluar negociatat.
Në anën tjetër nëse disa vende të rajonit lihen të vetme, atëherë mund të ndodh që ata të fillojnë kërkimet për opsionet të tjera./Foldrejt.com