Gjermania mbetet vendi më i preferuar në Europë për emigrantët. Pavarësisht mbylljes ë korridorit ballkanik, vitin e kaluar 185.853 persona kërkuan azil në Gjetmani, kurse gjysmën e parë të 2019 kanë kërkuar 84.866 persona. Kjo do të thotë se grupe të ndryshme kriminale akoma veprojnë në Ballkan dhe sjellin emigrantët deri në Gjermani – përmes rrugëve dytësore, shkruan foldrejt.com.
Sipas Die Welt – nga Greqia emigrantët nisen drejt veriperëndimit në Shqipëri. Në Shqipëri ata aplikojnë për azil ku fitojnë të drejtën të lëvizin lirshëm. Më pas kalojnë kufirin në Malin e Zi, ku veprojnë njëlloj dhe kalojnë drejt Bosnjës dhe më pas tentojnë të shkojnë në Kroaci (vendi i BE). “Kjo rutë kryesisht kontrollohet nga bandat e shqiptarëve të Kosovës dhe Shqipërisë,” shkruan konservatorja gjermane Die Welt.
Për personat që duan të largohen ilegalisht nga Greqia në Gjermani, gjithsej kushton rreth 10 mijë euro.
Çmimet e trafikantëve nga Serbia
Nga Serbia në Hungari kushton 2500 euro, nga Serbia në Austri 3000 euro (rrugë tokësorë). Nga Serbia në Gjermani 3000 euro, nga Serbia në Britaninë e Madhe 5000 euro (me aeroplan), nga Serbia në Kanadë 7000 euro (aeroplanë). Poashtu nga Beogradi në vendet nordike Norvegji dhe Suedi kushton 3500 euro./Foldrejt.com