Serbia dhe Kosova kërkojnë sëbashku ti ndryshojnë kufijtë. Megjithatë kush ndryshon arbitrarisht territoret, zhvendos banorët. Dhe kjo shpesh përfundon me luftë, shkruan fillimisht kulturorja më e madhe gjermane “Die Zeit”.
Pasi përmend mbështetësit e kësaj ideje të rrezikshme si John Bolton, Frederica Mogherini dhe dy presidentët Hashim Thaçi dhe Aleksandër Vuciq, kulturorja gjermane Die Zeit kujton se Jugosllavia u pushtua nga luftërat – pasi bëhej fjalë për “rëndësinë jetike të ndryshimit të kufijve.”
“Ndërhyrja në 1991 për të ndryshuar vijat kufitare të jashtme dhe të brendshme, sepse Jugosllavia dhe Bashkimi Sovjetik ishin Federata, ishin pikënisja e luftërave të përgjakshme në Ballkan. Në fund u gjet një marrëveshje paqe me modul të kufijve ekzistues,” përcjell foldrejt.com lajmin e të përditshmes gjermane.
Media gjermane kujton edhe Bashkimin Sovjetik që përkundër disa luftërave në Kaukaz, pas shpërbërjes së komunizmit i lëshoi paqësisht shtetet si Ukraina, Bellorusia dhe Kazakistanin.
“Me shkatërrimin e Perandorisë Osmane dhe Ruse, në vitet 1918 dhe këndej, ndodhën luftëra të frikshme. Kur u themelua Turqia moderne u zhvendosën dy milionë banorë – shumica ortodoksët grekë,” përcjell foldrejt.com. Ngjashëm dhjetëra-mijëra shqiptarë muslimanë u zhvendosën nga Çamëria dhe ish Jugosllavia në Turqi.
“Principi i ndryshimit të kufijve, solli zhvendosjen dhe gjenocidet e trupave gjermanë në Luftën e Dytë Botërore në Europën Lindore dhe Qendrore, kurse në fund kjo luftë u ushtrua kundër vetë gjermanëve,” shkruan më tutje e përditshmja gjermane.Marrëveshje me të drejtat minoritare
Kulturorja gjermane në paragrafin e fundit jep edhe një mundësi zgjidhje për problemin mes Kosovës dhe Serbisë. Pasi ndryshimi i kufijve nuk është i mundur pa zhvendosjen e popullatës, pasi serbët jetojnë në Kosovë, shqiptarët në serbi, hungarezët janë ndarë në shumë shtete fqinje, gjermanofonët në Tirolin italian, danezët në Gjermani dhe gjermanët në Danimarkë. Atëherë, nëse fillojmë korrigjimin e kufijve do ndodhemi në armagedonin e vitit 1918.
Në 1945 Europa gjeti një konsensus dhe ajo thotë, që kufijtë të mos preken dhe në vend të kësaj të sillen ligje për të drejtat minoritare. Ose secilës çështje ti përgjigjet me të drejtën europiane. Pikërisht ky duhet të jetë edhe rruga për serbët dhe shqiptarët e Kosovës. Atëherë kjo marrëveshje do ishte shembull për të gjithë Europën./Foldrejt.com