Në Greqi janë djegur materialet e ndihmave humanitare të mbledhura për refugjatët ukrainas.
Sipas lajmit në shtypin grek, në zjarrin që përfshiu paletat në stadiumin e Miqësisë dhe Paqes (SEF) në Pireas, kishte rroba të mbledhura nga Ambasada e Ukrainës në Athinë për t’u dërguar për refugjatët, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Zjarri i cili ka rënë në orët e para të mëngjesit dhe ende nuk është përcaktuar arsyeja, është shuar me ndërhyrjen e zjarrfikësve. Një pjesë e madhe e materialeve të ndihmave humanitare janë bërë të papërdorshme nga zjarri./FolDrejt/