Në raportin e saj 24-orësh Policia e Kosovës ka informuar për dy raste të zjarrvënies në zonat rurale të Fushë Kosovës dhe Prizrenit.
Raste kanë ndohur dje rreth orëve 14:00 dhe 16:00, transmeton Fol Drejt.
Në Fushë Kosovë, ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se i janë përfshirë nga zjarri rreth 60 ari të mbjellura me grurë. Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet.
Ndërsa për rastin tjetër me lokacion në Poslishtë të Prizrenit, gjithashtu raportohet të jenë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Sipas ankuesit mashkull kosovar, janë përfshirë nga zjarri rreth 20 ari tokë të mbjellura me grurë në pronë të ankuesit mashkull kosovar. Njësiti i zjarrfikësve ka lokalizuar zjarrin. Rasti nën hetime./FolDrejt/