Një veturë në lëvizje mori flakë dje rreth orës 10:35 të mëngjesit në rrugën “Boris Kidriç” në zonën e “Star Lopushnik” në Kërçovë.
“Vlerësimet tona thonë se ky zjarr ka shkaktuar dëme materiale prej rreth 20,000 denarë, dhe shumën reale të dëmit do ta konfirmojë kompania e sigurimeve ku automjeti është i siguruar”, tha komandanti i zjarrfikësve në Kërçovë, Goran Sokoleski.
Ai shtoi se Brigada zjarrfikëse Kërçovë ndërhyri me një automjet dhe lokalizoi plotësisht zjarrin.