Numri i viktimave nga zjarri që shpërtheu në një ndërtesë banimi në kryeqytetin e Vietnamit, Hanoi, ka shkuar në 56 dhe 37 persona janë lënduar, njoftoi sot policia.
Në mesin e viktimave ka fëmijë, thanë zyrtarët, raporton Reuters.
Zjarri shpërtheu gjatë natës në një ndërtesë nëntëkatëshe me rreth 150 qiramarrës, njoftoi agjencia zyrtare vietnameze VNA, transmeton Fol Drejt.