Në orët e mbrëmjes është djegur një pjesë e spitalit të Vushtrrisë.
Spitali i Përgjithshëm i Vushtrrisë “Sheikh Zayed”, njofton se sot në ora 15.30, ka shpërthyer zjarri te mbeturinat mjekësore, afër impiantit, në hapësirën prapa Spitalit, i njëjti është lokalizuar.
Sipas komunikatës së lëshuar nga SHSKUK impianti aktualisht është në servisim dhe mbetjet kanë qenë të grumbullara afër tij deri në servisim të pajisjes.
Pas intervenimit nga Njësia e Zjarrfikësve, zjarri u shua, pa pasoja në objektin e spitalit dhe pa lëndime eventuale.