Një rast i cilësuar si “Zjarrvënie” është raportuar në Suharekë.
Atje po dyshohet se shtëpinë e viktimës mashkull kosovar e ka djegur bashkëshortja e tij në ditën që janë ndarë.
“Është raportuar se shtëpia e viktimës mashkull kosovar kishte filluar të digjet, dyshohet se zjarrin mund ta ketë shkaktuar bashkëshortja e tij pasi ata sot ishin ndarë në një seancë gjyqësore pasi edhe kishin probleme mes vete. Rasti është duke u hetuar”, thuhet nga policia, transmeton Fol Drejt.