Lajmin për Klankosova.tv e ka bërë të ditur zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, e cila tha se nuk është raportuar për ndonjë person të lënduar.
“Sot rreth orës 12:30, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në lagjen Ulpiana në Prishtinë, ku është duke u djegur një shtëpi. Në vendngjarje janë zjarrfiksit dhe policia të cilët po merren me rastin”, është shprehur Ahmeti, njofton Klankosova.tv.