Një rast i zjarrvënies është raportuar të ketë ndodhur në kryeqytet, me ç’rast ka përfunduar e djegur një veturë e marrë me qira.
Rasti ka ndodhur rreth orës 02:15 të datës 25 mars të këtij viti, transmeton Fol Drejt.
Raporti 24-orësh njofton se vetura dyshohet të jetë djegur nga dy të dyshuar të panjohur.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse ndërsa ekipi i zjarrfikësve ka lokalizuar zjarrin.
Rasti është nën hetime./FolDrejt/