Një veturë ka përfunduar e djegur në rrethana të panjohura në qytetin e Rahovecit.
Rasti është raportuar të ketë ndodhur mbrëmjen e djeshme, rreth orës 18:05, transmeton Fol Drejt.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës më gjerësisht raportohet se në rrethana të panjohura është përfshirë nga zjarri vetura me targa vendore, pronë e viktimës mashkull kosovar.
Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet përkatëse, ndërsa ekipi i zjarrfikësve ka lokalizuar zjarrin./FolDrejt/